Sovrani heshtë dhe duron, derisa t’i vjen momenti te kutija dhe aty godet
Profesori universitar, Avdi Smajljaj ka reaguar rreth procesit zgjedhor.
Ai ka theksuar se siç e ka mirëpritur rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, e ka mirëpritur edhe rezultatin e 17 tetorit.
“Sovrani e dha mundësinë, e bëri obligimin e vetë qytetarë, për përmirësime më 14 shkurt, POR, ajo u përdor për arrogancë, nepotizëm të freskët, kapje të freskët, korrupcion të freskët, keqpërdorim të freskët, mungesë të përgjegjësisë e llogaridhënies së freskët”, ka shkruar Smajljaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shkruar se ndër shumë çalime tjera në program, kuadro, etj. në momentin që e ka kuptuar se kush është caktuar ministre e arsimit, e kam kuptuar se nuk janë serioz dhe nuk e kanë pernime. “dhe kam filluar të mendoj seriozisht t’i largojë fëmijët nga shkollat këtu. Sovrani heshtë, duron, derisa t’i vjen momenti te kutija, dhe aty godet pastaj, siç goditi më 14 shkurt dhe 17 tetor”, ka shkruar profesor Smajljaj.