‘SOWI Kosova’ do të investojë 155 milionë euro në energji të ripërtërishme
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë “SOWI Kosova” Christian Hammeke dhe Ilir Grapci, nga të cilët është informuar për fazën e fundit përgatitore, para nisjes të një investimi gjermano-izraelit në fushën e energjisë, i cili kapë vlerën prej 155 milionë euro.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala.
“‘SOWI Kosova’ është një nga kompanitë e para që do të investojë në energjinë e ripërtërishme me erë, si rezultat që buron nga Ligji për Investime Strategjike. Në takim me përfaqësuesit e kësaj kompanie, Christian Hammeke dhe Ilir Grapci, u informova për fazën e fundit përgatitore, para nisjes së këtij investimi gjermano-izrealit në partneritet me kompaninë kosovare, i cili kapë vlerën prej 155 milionë euro, me kapacitet prodhues prej 105 MW. Edhe një lajm i mirë në Vitin e Ekonomisë. Tashmë investimet e huaja dhe rritja e punësimeve po shndërrohen në normë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/