“Sowi Kosovo” planifikon të investojë 169 milionë euro në Mitrovicë

27 dhjetor 2019 | 15:54

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim përfaqësuesin nga kompania “Sowi Kosovo” LL.C, Ilir Grapci, me të cilin ka nënshkruar një aneks-memorandum mirëkuptimi mes të dy palëve.

Qëllimi i këtij memorandumi është lejimi i investitorit “Sowi Kosovo” për qasje mbi parcelat e ndërmarrjes, për zgjerimin e rrugës së nevojshme për zhvillimin e infrastrukturës përcjellëse me pëlqimin e Komunës së Mitrovicës, përkatësisht të Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka ofruar mbështetjen e tij të plotë ndaj investitorit, për të ndihmuar në procedurat ligjore që kanë të bëjnë në komunën e Mitrovicës, duke thënë se çdo herë është i gatshëm për t’i mbështetur investitorët në realizimin e projekteve të ndryshme në qytetin e Mitrovicës.

Në kuadër të këtij projekti në qytetin e Mitrovicës do të ndërtohet parku energjetik ku do të prodhohen 105 MW energji elektrike përmes 30 turbinave me erë.

Ky investim nga kompania “Sowi Kosovo LLC” planifikohet të bëhet në shifrën prej 169 milionë euro dhe do të jetë më i madhi i bërë që nga pas lufta në fushën e investimeve në energji alternative.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkatdhetari dhe humanisti nga Carralluka e Malishevës, Qazim Hoti, sikurse…