SpaceX ka shtyrë misionin e saj satelitor të planifikuar për sot, shkak kushtet atmosferike

20 shkurt 2022 | 22:29

SpaceX ka shtyrë misionin e saj satelitor Starlink për shkak të kushteve të motit, tha kompania në një postim në “Twitter”.

Sipas mediave të huaja, shtyrja vonon lëshimin e 46 satelitëve të internetit që do të lansoheshin nga një raketë Falcon 9.

Nisja fillimisht ishte planifikuar për të dielën nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida.

Por ai “afat” u zhvendos për të hënën në mëngjes “për shkak të motit”, tha kompania.

Misioni satelitor Starlink vjen menjëherë pasi kompania humbi 40 satelitë Starlink në një stuhi gjeomagnetike, përcjell telegrafi.

“Kjo është humbja më e madhe deri më tani për ta”, citohet të ketë thënë në atë kohë Jonathan McDowell, një astronom i Harvardit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagimi i plotë pa ndërhyrje i vajzës së Jakup Krasniqit,…