SpaceX zbulon turistin që do të shkojë në Hënë
18 shtator 2018
| 13:43
SpaceX, kompani e transportit hapësinor, e udhëhequr nga sipërmarrësi Elon Musk, zbuloi udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth Hënës.
Miliarderi japonez dhe manjati i modës online, Yusaku Maezawa, 42 vjeç, ka thënë: “Unë shkoj në Hënë”.
Misioni është planifikuar për vitin 2023 dhe do të jetë udhëtimi i parë i njeriut rreth Hënës që nga viti 1972.
Por, ai mbështetet në një raketë që nuk është ndërtuar ende dhe Musk paralajmëroi se “nuk është ende 100 për qind e sigurt se mund të bëhet fluturimi”.
Njoftimi u bë nga selia qendrore e SpaceX në Kaliforni.
Vetëm 24 njerëz kanë vizituar Hënën, të gjithë amerikanë, 12 prej tyre kanë zbarkuar atje. (Rel)