Spahiu: Humbësi më i madh i zgjedhjeve lokale, Lëvizja Vetëvendosje
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka vlerësuar se humbësi më i madh në zgjedhjet lokale për dallim nga ato nacionale është Lëvizja Vetëvendosje.
“Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve lokale në krahasim me zgjedhjet nacionale është Lëvizja Vetëvendosje. Nga mbi 400 mijë vota në nivel vendi tani as 170 mijë vota nuk ka arritur t’i bëjë është një humbje katastrofale”, ka thënë Spahiu në “Info Magazine” në “Klan Kosova”.
Ai mes tjerash ka treguar arsyen që bëri që Vetëvendosje të përjetoj siç e quajti ai “humbjen kombëtare”.
“Mendoj që është dështimi në nivel kombëtar i Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të mos mbajtjes së premtimeve. Ajo që iu është premtuar diasporës që të votojnë në ambasada ose konsullata ata me shumicën e votave në parlament nuk kanë arritur që të bëjnë ligjin për votimin e diasporës”.
“Ka dallim të madh nga niveli nacional në nivel lokal besoj që Kryeministri dhe Qeveria këtë ta marrin më seriozisht dhe nuk do të jenë më aq komod, pasi deri tani kanë qenë shumë komod pasi i kanë marrë mbi 56 për qind – por vota është mashtruese pasi qytetarët sot të votojnë e nesër nuk të votojnë”, u shpreh Spahiu.