Spahiu: Paprekshmëria e kufijve të Kosovës garantohet nga Perëndimi, jo nga Albini

09 korrik 2023 | 19:00

Juristi Kreshnik Spahiu tha se këmbëngulja e Albin Kurtit për të dalë kundër SHBA, Evropës dhe Anglisë është një qëndrim donkishotesk për të forcuar pushtetin e tij politik.

Sipas Spahiut, Kurti po bën një konspiracion imagjinar ndaj Perëndimit, pasi kufijt e Kosovës nuk i mbron policia e tijë por një ushtri e tërë e KFOR dhe NATO.

“Nëse SHBA, Evropa dhe Anglia kërkojnë ndryshim kufijsh kjo do të ndodhë brenda 24 orësh dhe këtë s’e ndal askush. Ky është një qëndrim donkishotesk. Kë ka Kosova aleat, nëse je kundër SHBA, Evropës dhe Anglisë?

Kjo është një idiotësi imagjinare, për të forcuar pushtetin e tij politik. Kufijtë e Kosovës i mbron një ushtri, NATO dhe KFOR.

Escobar e tha që e kemi me popullin e Kosovës jo me qeveritë. Kosova është shumë më jetëgjatë, liderët shkojnë e vijnë. Kosovë është strategjike për SHBA”, tha Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Incidentet në fluturimet nga Britania drejt destinacioneve turistike në Europë,…