Spahiu për Kurtin: Asociacioni pa flamurin e Kosovës në Beograd është tradhti kombëtare
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar për vizitë në Paris të Francës, për t’u përgatitur për çka do të pasojë në muajt në vijim.
Diplomati evropian gjatë kësaj vizite është takuar me këshilltarin diplomatik të presidentit të Francës, Emmanuel Bonnen dhe Laurence Boone, e cila është Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Francës.
Lajçaku, me anë të një postimi në platformën X, theksoi se është mirënjohës për mbështetjen që ka dhënë Franca në dialog dhe në punën e tij.
“Sapo përfundova vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Pata shumë takime të dobishme dhe të rëndësishme në Quai d’Orsay dhe Elysee për t’u përgatitur për muajt në vijim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Francës për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe punën time”, shkroi Lajçak.