Spahiu: Rreziku për luftë ekziston, Bislimi u frikësua
Kohëve të fundit janë shtuar zërat se Serbia mund ta sulmoj ushtarakisht Kosovën.
Këtyre zërave i ka dhënë ‘flakë’ një deklaratë që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi për një media ukrainase, ku ka thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme për luftë me Serbinë.
Mirëpo gjatë ditës ka reaguar Bislimi i cili ka thënë se deklarata e tij është keqcituar.
Politologu Nexhmedin Spahiu në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se e vërteta është se rreziku është i madh për luftë.
Sipas tij, Serbia ende nuk ka hequr dorë nga narrativa e saj gjenocidale.
“Ne kur po e përmendim luftën po tmerrohemi, por kështu nuk mendojnë edhe serbët. Serbia asnjë gjë nuk ka ndryshuar nga kursi gjenocidal. Asnjë tekst shkollorë i historisë apo letërsisë së tyre nuk kanë ndryshuar në këto 25 vite. E njëjtat narrativë mësohen në Kishë, në shkollë dhe në edukatën familjare. Pra Serbia nuk ka ndryshuar asnjë gjë. Është çështje teknike, strategjike dhe e momentit nëse ajo vendos për të bërë një luftë tjetër apo jo”, ka thënë Spahiu.
Megjithatë sipas tij, do të ishte vetëvrasje për Serbinë një iniciativë e re për luftë.