SPAK-u i përgjigjet Metës: Ministrat e rinj nuk janë nën hetim
14 shtator 2021
| 12:35
Prokuroria e posaçme e Shqipërisë e njohur si SPAK i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me interesimin e tij për ministrat e qeverisë “Rama 3”, nëse dikush prej tyre është nën hetim.
SPAK-u ka bërë me dije se asnjëri prej emrave të paraqitura nga presidenti nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.
Pas përgjigjes nga ana e prokurorisë tashmë është radha e presidentit Meta të vendosë për dekretimin, i cili ka edhe gjashtë ditë kohë.
Kujtojmë se presidenti Ilir Meta ka dekretuar tri ditë më parë ( më 11 shtator) Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë.