SPAK-u kërkon arrest shtëpiak për Sali Berishën
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha nga “detyrim paraqitje” në arrest me burg ose arrest shtëpie.
Berisha është duke u akuzuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa GjKKO-ja ka konfirmuar ndaj tij masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.
Por, Berisha nuk është paraqitur ne SPAK, në tri datat e caktuara për t’u paraqitur para oficeres së policisë gjyqësore të SPAK-ut, Adelajda Metaj, në zbatim të masës.
Edhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha është duke u akuzuar për korrupsion aktiv e pastrim parash por po hetohet në arrest shtëpie.