SPAK-u kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie
03 janar 2025
| 11:32
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpie shqyrtohet sot në Apelin e GJKKO-së.
Seanca, drejtuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, ka nisur pas orës 10:00.
Berisha, i liruar më 27 nëntor 2023 pas një viti në arrest shtëpiak, akuzohet për korrupsion pasiv lidhur me miratimin e ligjeve dhe aktëve nënligjore për të favorizuar pesë familje në kompleksin sportiv Partizani.
Bashkë me të akuzohet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash./TopChannel