SPAK-u kërkon ta rikthejë Berishën në ‘arrest shtëpie’
27 dhjetor 2024
| 16:43
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar t’i rikthejë kreun e PD Sali Berisha në masën “arrest shtëpie”.
Sipas raportimit të “Top Channel”, më 3 janar 2025, gjykata e posaçme do të nisë punën për çështjen e Berishës me një seancë që do të mbahet në orën 10:00.
Sipas prokurorëve të çështjes nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxjerrë nga arresti shtëpiak ish-kreun e ekzekutivit, Berisha.
Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.