Spalletti: E kam gati 80% të lojtarëve që do të marr në Evropian
Trajneri Luciano Spalletti me Italinë e tij po bëhen gati për “Euro2024”, për sfidën e parë kundër Shqipërisë.
Tekniku “azzurr” ka shumë pak dyshime në lidhje me grupin që do të marrë në Evropian, e ka në kokë pjesën më të madhe, por sigurisht ka ende kohë për të bërë disa vlerësime të fundit.
“Nuk jam i zoti në matematikë, por besoj se mungon edhe 20%, pjesa tjetër e grupit njihet, janë po ato lojtarë që kemi punuar së fundmi. Sigurisht që diçka do ta lëmë të hapur, pasi disa gjera varen edhe nga forma në ato momente. Psh, nëse Scamacca është ky që është tani do të behet e vështirë të mos e marrësh. Të mos harrojmë se jam unë ai që e kam aktivizuar në ndeshje thelbësore. Më pas është Retegui i cila e ka dëshmuar se është një lojtar i mirë, Raspadorin e njohim shumë mirë. Kemi ende potencial që na lejon të rritemi, për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh ndër të tjera Spalletti.