Spalletti: Icardi, sulmues i përsosur

04 tetor 2018 | 13:51

Luciano Spalletti vlerësoi Mauro Icardin, si “sulmues i përsosur”, pasi kapiteni i Interit dyfishoi rezultatin e ndeshjes së dytë në grup, për llogari të Ligës së Kampionëve (fitorja 2-1), ndaj PSV-së.

“Icardi është sulmues i përsosur. Nëse flasim për finalizimin e aksioneve, ai është i plotë, një ‘kafshë e vërtetë’ para portave kundërshtare. Ndonjëherë, ai duhet të kthehet për të ndihmuar në mesfushë më shumë, në vend që të shkojë përpara. Icardi e bëri këtë disa herë në ndeshjen ndaj PSV-së. Ishte shumë i rëndësishëm për ne. Mendoj se mund të kishim shënuar më shumë gola, duke sulmuar me vendosmëri, kur kemi pasur hapësira”, ka thënë Spalletti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nick Jonas dhe Priyanka Chopra ishin të rrethuar nga sigurimi…