Spalletti: Interi, skuadra më e fortë në Seria A
14 shkurt 2022
| 11:54
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti është shprehur i kënaqur për barazimin në ndeshjen kundër Interit, duke e cilësuar skuadrën kampione si më të fortën në kampionat.
“Kundër një skuadre si Interi është gjithmonë e vështirë. Provuam të bënim lojën tonë dhe ndonjëherë e arritëm, ndonjëherë jo. Jemi rritur shumë dhe më intereson kjo, për më tepër që mendoj se kemi gabuar shumë pak. Duhet të jemi ambiciozë, por edhe me këmbë në tokë. Përballë kishim skuadrën më të fortë të Serisë A. Ata janë kampionët e Italisë, kanë shumë cilësi dhe forcën e tyre e kanë treguar në fushë dhe jo vetëm me fjalë”, ka thënë Spalletti.