Spalletti: Ramadani, Asllani, Bajrami dhe Hysaj e dinë se kush jemi
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti e ka parashikuar si të vështirë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian ndaj Shqipërisë.
Ai ka thënë se disa prej lojtarëve kuqezinj që luajnë në Seria A e dinë se kush është Italia, por beson se do t’i gëzojnë 60 milionë tifozë italianë.
“Emocioni nga pikëpamja ime është i madh, por me kalimin e orëve ky emocion bëhet fantastik dhe jo toksik. Jemi në një vend fantastik për të luajtur një ndeshje shumë të bukur. Ndeshja është e vështirë pasi Silvinjo i ka dhënë ekuilibër skuadrës së tij dhe do të luajmë kundër lojtarëve që njohin mirë kampionatin tonë. Ramadani, Asllani, Bajrami, Hysaj e dinë se kush jemi dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Është ë vërtetë që shpesh rezultatet janë ndryshe në krahasim me atë që merr me vete në shtëpi, por trajektoret e topit janë të vështira për t’u kuptuar, ose më mirë të themi të ndryshme nga vazhdimësia e ndeshjes. Ne duam të jemi gjithmonë një skuadër, të shprehim emblemën e futbollit tonë, po punojmë në këtë drejtim, por ka edhe kundërshtarë dhe jo gjithmonë ia del. Por unë jam i bindur se do të tregojmë gjithmonë futbollin që duam. Kjo nuk na siguron që mund të arrijmë rezultatin e plotë, por do të na dhurojë ndjesinë që jemi pjesë e një bashkësie. Jo vetëm të atyre që shkojnë në fushë, por edhe të 60 milionë tifozëve tanë”, ka thënë Spalletti.