Spalletti: Spanja ishte shumë më e fortë

21 qershor 2024 | 12:15

Italia pësoi humbje nga Spanja (0-1), duke i komplikuar kështu fatet për kualifikimin. Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti u shpreh se Spanja kishte një ekip më të fortë dhe se kundër Kroacisë do të varet nga zgjedhjet që do të ketë në dispozicion.

“Më mirë me Retegui dhe Zaccagni? Kur u bashkuam me tre ose katër lojtarë më të freskët arritëm të qëndronim më intensiv, duke krijuar veprime që mund të na kishin çuar në barazimin, por ata ishin shumë më të fortë se ne dhe fituan me meritë”, ka thënë Spalletti. I pyetur se çfarë duhet kundër Kroacisë, Spalletti është përgjigjur: “Do të varet nga mënyra se si do të arrijmë atje, bazuar në zgjedhjet që kemi. Nëse nuk kemi zgjedhje, bëhet e vështirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti,…