Spalletti te Italia deri në vitin 2026
30 qershor 2024
| 15:33
Federata italiane e futbollit ka marrë vendim rreth të ardhmës së trajnerit të kombëtares Luciano Spalletti.
Ai nuk do të shkarkohet as pasi Italia u eliminua nga “EURO 2024”, në fazën e 1/16-të nga Zvicra me rezultat 2:0.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Spalletti do të jetë në krye të “Azzurëve”, të paktën deri në botërorin e vitit 2026.
Lajmi u konfirmua edhe nga vet strategu italian në një konferencë për media.
Ai deklaroi se do të mundohet që në vazhdim ta komponojë edhe më shumë ekipin.
“Unë u përpoqa ta rinovoj pak ekipin, pasi po qëndroj këtu, kjo do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen”, tha ai gjatë konferencës.
Italia aktualisht është kampion në fuqi.
Kombëtarja italiane ishte fituese e “EURO 2021” që u mbajt në Angli.