Spanja arreston një militant të IS-it

22 prill 2020 | 15:57

Policia e Spanjës e ka arrestuar njëri prej luftëtarëve më të kërkuar të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Qeveria spanjolle tha se ai u arrestua në qytetin Almeria.

Burri nga Egjipti i cili ka luftuar në Irak dhe Siri, po fshihej në një apartament bashkë me dy persona tjetë të cilët gjithashtu janë arrestuar dhe po identifikohen nga ana e policisë, tha Ministria e Brendshme përmes një komunikate.

Një burim i sigurisë evropiane tha se i arrestuari është Abdel Majed Abdel Bary.

“Ky arrestim është shumë domethënës”, tha burimi, raporton agjencia Reuters.

“I arrestuari ka kaluar disa vite në Siri dhe Irak dhe ka qenë i përfshirë në krime të cilat kanë tërhequr vëmendjen e policisë dhe njësive të inteligjencës evropiane”, thuhej në komunikatë./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rep-artisti më i komentuar i estradës shqiptare është padyshim Viktor…