Spanja befason Gjermaninë
03 shtator 2020
| 22:51
Spanja e ka befasuar Gjermaninë, pasi e barazoi rezultatin në minutën e gjashtë shtesë (1-1).
Ndeshja kryesore e Ligës së Kombeve ishte mjaftë interesante, por fitues nuk pati. Për gjermanët shënoi Timo Werner në fillim të pjesës së dytë, kurse Gaya barazoi në shtesë rezultatin 1-1.
Zvicra është mposhtur nga Ukraina (2-1), kurse Rusia e mposhti Serbinë (3-1).
(Epoka e re)