Spanja dhe Franca përballen sërish, në lojë është medalja e artë

06 gusht 2024 | 12:26

Spanja dhe Franca përballen sërish, këtë herë jo më për një gjysmëfinale Evropiani, por në finalen e Lojërave Olimpike.

Nuk janë në fushë yje si Mbappe, Lamine Yamal e Nico Williams, por kjo finale premton rivalitet dhe spektakël.

Spanja mposhti me përmbysje 2-1 Marokun duke siguruar një vend për në finalen e madhe. Marokenët kaluan të parët në avantazh në minutën e 37-të, por në pjesën e dytë, “Furia e Kuqe” u rikthye në lojë me Fermin Lopez që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 66-të. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 85-të, ishte Sanchez që realizoi golin e fitores për Spanjën duke i dhuruar mundësinë të luftojnë për medaljen e artë.

Franca, finalisti tjetër i kësaj Olimpiade, vuajti jo pak përballë Egjiptit ku u desh koha shtesë për të përcaktuar një fitues, në një kohë kur koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Në shtesë, “gjelat” realizuan dy gola duke sigluar shifrat finale në 3-1.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Adeyemi do të vazhdojë të jetë lojtar i Borussia…