
Spanja dhe Portugalia në terr total, Gadishulli Iberik pa energji elektrike
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike prek të gjithë Spanjën: Red Elétrica aktivizon një plan emergjence për rivendosjen e energjisë elektrike.
Fuqia ka rënë në të gjithë vendin. Ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Sara Aagesen, viziton qendrën e kontrollit Red Eléctrica.
Spanja dhe Portugalia kanë pësuar një “black-out” total, pasi energjia elektrike është shkëputur në të gjitha rajonet e dy shteteve të gadishullit iberik. Sipas medias spanjolle El Mundo edhe zona të jugut të Francës janë prekur nga shkëputja e energjisë elektrike, pasi sistemet elektrike të tyre janë të ndërlidhura me atë spanjoll.
Linjat telefonike janë ndërprerë në të gjithë vendin, duke futur në kaos aeroportet, hekurudhat, spitalet dhe gjithë institucionet.
Burime nga Ministria e Tranzicionit Ekologjik tregojnë se zv/Presidentja Sara Aagesen ka udhëtuar drejt qendrës së kontrollit Red Electrica për të mësuar rreth situatës dhe për të monitoruar nga afër incidentin që ka zhytur në terr Spanjën.
“Do të merren të gjitha masat e nevojshme për t’u rikthyer në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ajo.
Red Eléctrica ka njoftuar se ka aktivizuar planet për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe ka deklaruar se arsyeja e ndërprerjes së energjisë ishte një goditje në të gjithë gadishullin.
“Po analizohen shkaqet dhe po dedikohen të gjitha burimet për zgjidhjen e tij”, shpjegoi operatori i sistemit.
Ka shumë arsye pse mund të ndodhë një black-out i tillë. Një prej tyre është se mund të ketë një kulm të kërkesës që sistemi nuk është në gjendje ta mbulojë, megjithëse kjo nuk është e zakonshme, pasi Red Eléctrica kompenson rrjetin në çdo kohë për ta mbajtur atë në ekuilibër dhe aktivizon ose çaktivizon (gjenerimi i tepërt mund të rrëzojë gjithashtu sistemin) burimet e gjenerimit në varësi të nevojave. Në këtë kuptim, ata gjithashtu mund të shkëputin industritë elektro-intensive për t’i parandaluar ato nga presioni i sistemit.
Kompanitë kryesore të energjisë elektrike të Spanjës ende nuk kanë informacion mbi shkaqet e mungesës së energjisë.