Spanja e fiton medaljen e artë olimpike në futboll, e mposhtë Francën
Kombëtarja e Spanjës në futboll ka fituar titullin e dytë të rëndësishëm brenda një muaji.
Pasi me 14 korrik fituan Kampionatin Evropian, ”Iberikët” u shpallen Kampionë Olimpikë, duke fituar medaljen e Artë, në Lojërat Olimpike ”Paris2024.
Të udhëhequr nga Santiago Denia, ekipi olimpik spanjoll, në finale e mposhtën Francën e Thierry Henryt, me rezultat 5-3, pas extra time.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 3-3.
Franca e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar e para në epërsi me golin e Enzo Millot në minutën e 11-të.
Gëzimi i tyre zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Fermin Lopez barazoi shifrat në 1-1.
Futbollisti i Barcelonës doli përsëri në skenë, duke përmbysur rezultatin në minutën e 25-të.
Tre minuta më vonë, Alex Baena realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë, duke e çuar rezultatin në 3-1 për Spanjën.
Franca nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë shënoi dy gola në minutat e fundit duke barazuar rezultatin dhe e qoi ndeshjen në extra time.
Maghanes Akliouche në minutën e 78-të dhe Jean-Philips Mateta nga penalltia në 90+3 i dhanë shpresë Francës për medaljen e artë.
Por në vazhdime, Spanja shënoi edhe dy gola të tjerë.
Sergio Camello ishte golashenues i dyfishtë në minutat 100 dhe 120+1.
Kësisoj Spanja fitoi medaljen e Artë, Franca të Argjendëtën ndërsa Maroku të Bronztën.