
Spanja e pamëshirshme për Kosta Rikën
Spanja shënoi fitore të thellë 7-0 ndaj Kosta Rikës, duke treguar se do të jetë ndër favoritet për të rrëmbyer trofeun në Katar. Ishte një duel i zgjidhur për 30 minuta lojë nga spanjollët.
Në minutën e 11-të, Olmo zhbllokoi sfidën, ndërkohë që dhjetë minuta më pas Asensio realizoi golin e dytë. Ferran Torres thelloi shifrat në minutën e 31-të, por nuk do të ndalej me kaq, pasi në pjesën e dytë do të shënonte golin e dytë personal.
Në të 74-ën, është Gavi që realizon një super gol fluturimthi duke u bërë lojtari më i ri spanjoll që shënon me kombëtaren, vetëm 18-vjeç e 110 ditë. Në Kupën e Borës, është i treti pas Pele dhe Manuel Rosas. Në fundin e kohës së rregullt, kishte kohë dhe për dy gola të tjerë. Soler dhe Alvaro Morata vulosën rezultatin e thellë 7-0, më i thelli në këtë Kupë Bote.