Spanja e pëson keq nga bari i thatë në stadiumin e Sevillas
15 qershor 2021
| 17:40
Tapeti i stadiumit “Estadio de La Cartuja” nuk e ka ndihmuar aspak kombëtaren e Spanjës që të bënte lojë pozitive ndaj Suedisë.
Temperaturat e larta në Seville kishin prishur terrenin dhe barin e stadiumit duke mos lejuar qarkullimin e topit dhe lojën e shpejtë. Deri tani është një nga stadiumet më me probleme që kanë qenë në Kampionatin Evropian.
Kanë qenë vetë mediat spanjolle të cilat janë ankuar për diçka të tillë. Përveç faktit që Suedia ishte një mur, edhe terreni ia vështirësoi planet skuadrës së Luis Enriques. Vetë futbollistët u ankuan që në momentin kur filloi ndeshja, ndërsa trajneri Enrique e pranoi diçka të tillë në fundin e ndeshjes.