Spanja e skandaleve/ Pasi presidenti puthi futbollisten, trajneri i prek gjoksin asistentes

24 gusht 2023 | 11:40

Nuk kanë të ndalur skandalet në kombëtaren e futbollit për femra të Spanjës.

Pas puthjes në buzë që presidenti i federatës spanjolle Luis Rubiales i dha futbollistes Jenni Hermoso, një video e re që tregon trajnerin e kombëtares Jorge Vilda duke i prekur gjoksin asistentes së tij Montserrat Tomé, është bërë virale në rrjet.

Videoja po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mënyra si Vilda prek ndihmës/trajneren në zonën intime po kritikohet ashpër duke u cilësuar “e papërshtatshme”.

Ndërkohë, sa i përket presidenti Luis Rubiales, ai refuzon të japë dorëheqje dhe është duke u përpjekur të shpëtojë nga stuhia politike e mediatike në të cilën është futur pasi puthi futbollisten gjatë ceremonisë së ngritjes së trofeut të Kupës së Botës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Pri Caffe" Sh.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…