Spanja kalon në epërsi ndaj Anglisë

14 korrik 2024 | 22:10

Mund të konsiderohet si një gol nga dhomat e zhveshjes, me “Furitë e Kuqe” spanjolle që kanë siguruar avantazhin ndaj “Tre Luanëve”, të Anglisë vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, të finales së Euro 2024, në “Olympiastadion”.

Një aksion perfekt i djemve të Luis de la Fuente është finalizuar më së miri nga “yllin” i tyre, Nico Williams, i cili pasi merr një pasim perfekt nga Yamal dërgon topin në rrjetën e Pickford. Rezultati shkon në 1 me 0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bjeshkët e…