Spanja lejon simbolet shtetërore të Kosovës në kampionatin evropian të karatesë
28 mars 2019
| 10:27
Shteti i Spanjës ka lejuar që të vendosen simbolet shtetërore të Kosovës në kampionatin e 54-të evropian të karatesë që po mbahet në qytetin Guadalajara.
“Shteti i Spanjës ka ndalur diskriminimin ndaj sportistëve kosovarë, duke lejuar që simbolet shtetërore të vendit tonë të lejohen në kampionatin e 54-të evropian të karatesë, që sot nis në qytetin Guadalajara. Në foto shihet flamuri ynë i vendosur përkrahë flamujve të shteteve tjera. Ekipi i karatesë po përfaqësohet me 10 garues”, është bërë me dije në njoftimin e “FF Kosova – Fan Club”.
/Epoka e re/