Spanja ndalet nga Polonia
Spanja dominon ndaj Polonisë, por sërish nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1.
Pas ndalesës ndaj Suedisë, skuadra e Luis Enriques tregon sërish mangësi në fazën e finalizimit. I kritikuari i ndeshjes së parë, Alvaro Morata arriti që të shënonte në minutën e 26-të, falë një lëvizje të bukur në zonës. Reagimi i Polonisë do të vinte në fillimin e pjesës së dytë.
Në minutën e 54-të, Robert Leëandoëski kërcen me kokë më lart se kundërshtari dhe më pas e dërgon topin në rrjetë. Pa kaluar asnjë një minutë Spanja fitoi një penallti pas një faulli ndaj Gerard Morenos. Nga pika e bardhë shkon vetë sulmuesi, që gabon duke e dërguar topin në shtyllë, ndërkohë që më pas as Morata nuk arrin të shënojë me portën e boshatisur.
Iberikët ju afruan në disa raste golit të dytë me Moratën dhe lojtarët e tjerët, por i shpërdoruan të gjitha. Spanja tashmë ka 2 pikë në Grupin E, ndërkohë që Suedia udhëheq me 4, e ndjekur nga Sllovakia me 3.