Spanja ndalon ankorimin e anijes që po transportonte rreth 27 tonë eksplozivë drejt Gazës
Qeveria spanjolle ka njoftuar se do të refuzojë kërkesat e çdo anijeje që transporton armë në Izrael dhe dëshiron të ndalet në portet spanjolle.
Siç raportohet, autoritetet spanjolle kanë refuzuar kërkesën e një anijeje që transportonte armë për Izraelin, të ankorohej në një nga portet e vendit.
“Kjo është hera e parë që e bëjmë këtë sepse është hera e parë që kemi zbuluar një anije që transportonte një dërgesë armësh në Izrael dhe dëshiron të hyjë në një port spanjoll”, tha Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares.
“Ministria e Jashtme do të refuzojë sistematikisht ndalesa të tilla për një arsye të qartë: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për më shumë armë, ka nevojë për më shumë paqe”, shtoi Albares.
Ndryshe, anija me flamur danez, “Marianne Danica” u nis nga India drejt portit juglindor të Kartagjenës me 27 ton eksploziv, sipas gazetës spanjolle El Pais, shkruan euronews.