Spanja ndëshkon Rusinë, mbyll hapësirën ajrore
27 shkurt 2022
| 17:53
Spanja i është bashkuar vendeve të tjera Evropiane, të cilat kanë mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet ruse.
Ministria Spanjolle e Transportit në një reagim ne rrjete sociale bëri me dije se kjo masë është marrë në bashkëpunim me BE-së.
“Spanja do të vazhdojë të mbyllë hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse. Në përputhje me direktivat e bashkëpunimit të rënë dakord nga BE -ja, kjo masë do të prekë fluturimet e operuara nga linjat ajrore ruse që përdorin hapësirën ajrore spanjolle”, shkruhet në reagim.