Spanja ndjek Portugalinë
20 qershor 2018
| 22:00
Spanja ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Ish-kampioni i botës ka ndjekur hapat e rivalit të Grupit B, Portugalisë që sot më herët fitoi ndaj Marokut.
Spanja fitoi 1 me 0 ndaj Iranit me golin e vetëm të shënuar nga Diego Costa.
Në tabelën e këtij grupi Portugalia e Spanja kanë nga katër pikë, ndërsa Irani ka tri.
Në fund Maroku s’ka pikë.