Spanja nis turizmin për britanikët pa karantinim
Autoritetet spanjolle njoftuan se do të lejojnë nga e diela që të gjithë turistët britanikë të kenë mundësinë të vizitojnë Spanjën, pa qenë e nevojshme për të qëndruar në karantinë.
Ministrja e Jashtme spanjolle konfirmoi per mediat britanike se qytetarët e këtij vendi do të lejohen pa pasur nevojë të vetëizolohen. Kjo bëhet për të respektuar ata 400 mijë britanikë që kanë një shtëpi të dytë në Spanjë.
Megjithatë ka ende një situata problematike, pasi Britania nga ana tjetër ka në fuqi rregullin e 14 ditëve vetëizolim për këdo që hyn në vend, përfshirë këtu dhe turistët. Ministria britanike e punëve të jashtme ende bën paralajmërime që të shmangen udhëtimet që nuk janë të domosdoshme.
Por disa media shkruajnë se burime nga qeveria britanike bëjnë me dije se ky rregull i karantinimit pritet të rishikohet brenda datës 29 qershor.