Spanja, Norvegjia dhe Irlanda e njohin zyrtarisht shtetin palestinez
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda zyrtarisht e kanë njohur zyrtarisht një shtet palestinez.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sancehz, vendimin për ta njohur një shtet palestinez e quajti si historik.
“Ky është një vendim historik që ka një qëllim të vetëm dhe që është të ndihmojë izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen”, ka thënë ai, shkruan “AP”.
Vendimit të Spanjës i është bashkuar edhe Irlanda dhe Norvegjia, ku flamuri palestinez është ngritur në Dublin tek selia e parlamentit irlandez.
“Ky është një moment i rëndësishëm dhe mendoj se i dërgon një sinjal botës se ka veprime praktike që mund të ndërmerrni si vend për të ndihmuar në mbajtjen gjallë të shpresës dhe destinacionit të një zgjidhjeje me dy shtete”, ka thënë kryeministri irlandez, Simon Harris.
Spanjës, Norvegjisë dhe Irlandës, në njohjen e një shteti palestinez prite t’i bashkohet edhe Sllovenia, duke u bërë kështu shteti i katërt në Evropë që e njeh një shtet palestinez.