Spanja nuk i pranon testet nga Kina, kërkon rimburësim
Spanja ka kthyer kutitë e testimit të koronavirusit të porositura nga Kina për herë të dytë.
Ato ishin dërguar nga ndërmarrja kineze Shenzhen Bioeasy për të zëvendësuar grumbullin e parë prej 58,000 copë, të cilat qeveria spanjolle i kishte konsideruar jo-efikase për t’u përdorur për të diagnostikuar pacientët, shkruan Daily Mail.
Ministria e Shëndetësisë në Spanjë konfirmoi të mërkurën se ata janë duke kërkuar një rimbursim nga Bioeasy për të gjitha 640,000 komplete të testimit.
Testet u zbuluan se ishin problematike pasi ato nuk ishin mjaft të ndjeshme, domethënë ekzistonte mundësia që ato të mos zbulonin Covid-19 në një person që tashmë kishte infeksionin, raportoi gazeta El Pais.
Sipas botimit, Bioeasy dërgoi një mostër të kompleteve të reja të cilat u analizuan në Institutin Shëndetësor Carlos III në Madrid dhe u treguan jo-efikase, duke bërë që Spanja të anulojë të gjitha.
Nuk është e qartë se ishte kostoja e përgjithshme e testeve.