Spanja përgatitet për dyshen e ëndrrave, Alcarazi fton Nadali të luajnë bashkë në Olimpiadë
Ka ardhur momenti që Spanja të ëndërrojë. Tashmë që karriera e Rafael Nadal është në fund, ndërkohë që sapo ka nisur ajo e Carlos Alcaraz, të gjithë shpresojnë të shohin duke luajtur së bashku dy kampionët spanjollë të tenisit. Dhe ky më mirë se kjo gjë të ndodhë në një Olimpiadë, atë të “Paris 2024”.
Nadali ka mbyllur sezonin për shkak të problemeve fizike, duke konfirmuar se do të rikthehet në fund të këtij viti ose janar 2024. Ai që ka zgjuar ëndrrën e spanjollëve por edhe të tijën është Alcarazi, që synon të luajë me Nadalin në fushat me dhe të Parisit pas një viti, përgjatë Olimpiadës, sipërfaqja e tyre e preferuar.
“Do të ishte një ëndërr që bëhet realitet. Jo vetëm të fitoj në Olimpiadë një medalje të artë në lojën teke por edhe atë në lojën dyshe, duke pasur Nadali në krah. Do të ishte një përvojë e paharrueshme të përjetosh një ëndërr të tillë me idhullin tënd. Do të ishte një kujtim që do ta mbaja përgjithnjë me vete”, ka thënë Alcaraz.
Nadali dhe Alcarazi janë përballur tri herë mes tyre në karrierë, me veteranin që ka fituar dy herë, por numri 1 në botë ka fituar sfidën e fundit, një vit më parë. së fundi, Nadali ka përgëzuar patriotin e tij për triumfin në Wimbledon.