Spanja publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për ‘Euro 2024’
Spanja është padyshim rivali më i fortë i Kombëtares së Shqipërisë, në Evropianin e Gjermanisë. “Iberikët” me në krye teknikun, Luis de la Fuente kanë publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, në kuadër të fazës finale të Kampionatin Evropian të futbollit, që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik, “Euro 2024”.
“Numri 1” i pankinës ka lënë jashtë listës së Evropianit “fantazistët”, Isco dhe Ansu Fati, ndërsa Pau Cubarsi, Vivian dhe Marc Cucurella janë grumbulluar për herë të parë në ndeshje zyrtare të Spanjës, pas miqësoreve të marsit, si dhe Ayoze Perez që grumbullohet për herë të parë nga “La Furia Roja” spanjolle, për një event të madh, siç është edhe Kampionati Evropian i futbollit.
Lista e plotë:
Portierët: Unai Simon, David Raya, Alex Remiro.
Mbrojtësit: Carvajal, Navas, Laporte, Le Normand, Nacho, Vivian, Cubarsi, Grimaldo, CuCurrella.
Mesfushorët: Rodri, Zubimendi, Fabian, Merino, Marcos Llorente, Pedri, Aleix Garcia, Alex Baena, Fermin Lopez.
Sulmuesit: Morata, Joselu, Oyarzabal, Dani Olmo, F. Torres, Williams, Yamal, Ayoze Perez.