Spanja publikon listën për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve

04 tetor 2024 | 14:20

Futbolli i klubeve ndalet përsëri për t’i lënë vendin atij të përfaqësueseve. Pas ndeshjeve të fundjavës, do të zhvillohet ndalesa e dytë ndërkombëtare e sezonit.

Për sa i përket përfaqësueses spanjolle, ajo do të përballet me Danimarkën dhe Serbinë në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Për këtë, trajneri Luis de la Fuente shpalli sot listën e të grumbulluarve për të dy ndeshjet.

E para do të luhet në stadiumin “Enrique Roca” të Murcias të shtunën, më 12 nëntor, në orën 20:45, ndërsa e dyta në “Estadio Municipal Nuevo El Arcángel” në Cordoba, të martën, më 15 nëntor, po në të njëjtën orë.

Lista e futbollistëve:

Portierë: David Raya (Arsenal), Álex Remiro (Real Sociedad) y Robert Sánchez (Chelsea).

Mbrojtës: Marc Cucurella (Chelsea), Alejandro Grimaldo (Bayer Leverkusen), Aymeric Laporte (Al-Nassr), Pau Torres (Aston Villa), Pau Cubarsí (Barça), Dani Vivian (Athletic Club), Óscar Minguerza (Celta de Vigo), Pedro Porro (Tottenham) y Dani Carvajal (Real Madrid).

Mesfushorë: Martín Zubimendi (Real Sociedad), Aleix Garcia (Bayer Leverkusen), Fabián Ruiz (PSG), Mikel Merino (Real Sociedad), Pedri (Barça) y Álex Baena (Villarreal).

Sulmues: Yéremi Pino (Villarreal), Nico Williams (Athletic Club), Lamine Yamal (Barça), Ferran Torres (Barça), Álvaro Morata (AC Milan), Joselu (Al-Gharafa) y Mikel Oyarzabal (Real Sociedad).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së luftëtarit të lirisë…