Spanja regjistron shifrën më të ulët ditore të viktimave që nga fillimi i pandemisë Covid-19

24 prill 2020 | 12:20

Spanja ka regjistruar shifrën më të ulët ditore të viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 367 viktima.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend tashmë ka shkuar në 22,524.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se janë regjistruar edhe 2,796 raste të reja duke e çuar në 220 mijë numrin total të të prekurve me Covid-19.

Një lajm i mirë është se po gjatë 24 orëve të fundit, 3,105 pacientëve të shëruar.

Në të gjithë Spanjën 92,355 pacientë kanë fituar betejën ndaj Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA mund të jetë në një “vend shumë më të…