Spanja shënon numrin më të lartë të viktimave brenda ditës

17 nëntor 2020 | 20:16

Në Spanjë është shënuar sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 që kur shpërtheu vala e dytë. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 435 të vdekur sot, duke e çuar numrin e viktimave në 41,688 që nga fillimi i pandemisë.

Megjithatë, numri i rasteve të reja ka rënë, pasi sot janë raportuar vetëm 13,159. Në fund të tetorit, rreth 24,000 raste u raportuan çdo ditë, dhe javën e kaluar mbi 18,000, në vendin me numrin më të lartë të infeksioneve në Evropë (mbi 1.5 milion) pas Francës.

Në fund të tetorit, Spanja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për gjashtë muaj, duke lejuar autoritetet lokale të vendosin një shtetrrethim dhe të kufizojnë lëvizjen e banorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar ka bërë të ditur se…