Spanja shpall 10 ditë zie kombëtare për 27 mijë viktimat nga Covid-19
27 maj 2020
| 09:28
Qeveria spanjolle ka shpallur 10 ditë zie kombëtare për 27 mijë viktimat nga Covid-19. Duke filluar nga sot, të gjithë flamujt në ndërtesat publike do të ulen në gjysmështizë.
Në një publik në “Twitter”, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se 10 ditë është periudha më e gjatë që është mbajtur zi kombëtare në historinë e demokracisë në vend, në të cilën të gjithë do të shprehin pikëllimin dhe do të bëjnë homazhe për ata që kanë humbur jetën.
Spanja është një ndër vendet më të të prekura nga Covid-19. Deri më tani janë shënuar 27 117 viktima dhe janë regjistruar 283 339 të infektuar.