Spanja shpallet kampione e botës

20 gusht 2023 | 14:13

Spanja ka arritur të shpallet kampione e botës në futboll në konkurrencën e femrave.

Vashat spanjolle kanë triumfuar në finalen e madhe ndaj Anglisë me rezultat minimal 1:0.

Ishte kapitenia Olga Carmona që ka realizuar golin më të rëndësishëm në karrierë në minutën e 29-të të ndeshjes.

Ky gol në fund ka shpallur kampione Spanjën.

Madje, futbollistet spanjolle patën mundësi të artë të dyfishonin epërsinë, por Hermoso ka dështuar të realizonte nga penalltia.

Kësisoj, Anglia duhet të kënaqet me pozitën e dytë në botë, pas një kampanje fantastike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lavash – petë byreku armen me djathë, pelmeni – pjatë…