Spanja shpallet kampione e Evropës në basketboll
Spanja është kampione e Evropës në basketboll. Kombëtarja spanjolle ka shënuar fitore në finalen e madhe të “EuroBasket 2022”, që u zhvillua të dielën në “Berlin Arena”.
Spanja në finale mposhti Francën me rezultatin 88:76. Më meritorët në këtë triumf të spanjollëve ishin Juancho Hernangomez me 27 pikë dhe Lorenzo D’ontez Brown e Willy Hernangomez që shtuan nga 14 pikë secili. Kurse, te Kombëtarja franceze u dallua Evan Fournier me 23 pikë. Për Spanjën është kjo hera e katërt që shpallet kampione e Evropës. Gjermania e fitoi vendin e tretë pasi sot mposhti Poloninë.
Renditja përfundimtare e “EuroBasket 2022” është si më poshtë:
1. Spanja
2. Franca
3. Gjermania
4. Polonia
5. Greqia
6. Sllovenia
7. Finlanda
8. Italia
9. Serbia
10. Turqia
11. Ukraina
12. Kroacia
13. Mali i Zi
14. Belgjika
15. Lituania
16. Republika Çeke
17. Izraeli
18. Bosnja dhe Hercegovina
19. Estonia
20. Bullgaria
21. Gjeorgjia
22. Holanda
23. Hungaria
24. Britania e Madhe