Spanja thotë se do ta njohë Palestinën më 28 maj
22 maj 2024
| 10:32
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, porsa ka njoftuar se shteti i tij do ta njohë Palestinën më 28 maj, raporton televizioni “BBC”.
Edhe udhëheqësit e Norvegjisë dhe Irlandës kanë konfirmuar më herët se vendet e tyre do të njohin një shtet palestinez.
Izraeli ka reaguar pas këtyre vendimeve, duke i tërhequr për konsultime ambasadorët izraelitë në Norvegji dhe Irlandë.
“Ne do ta njohim Palestinën për shumë arsye dhe këtë mund ta përmbledhim në tri fjalë: paqe, drejtësi dhe konsistencë”.
“Ne duket të sigurohemi që zgjidhja me dy shtete respektohet dhe duhet të ketë garanci reciproke të sigurisë”.
“Është thelbësore që të dyja palët të bisedojnë për paqe dhe për këtë arsye ne e njohim Palestinën”, ka deklaruar kryeministri spanjoll.