Spanja vendos, Silva godet penalltitë
30 maj 2018
| 15:16
Julen Lopetegui ka “graduar” mesfushorin e Manchester Cityt, David Silva, si goditësin e penalltive në kombëtaren spanjolle.
Trajneri e kishte thënë se do të merrte vendimin gjatë kësaj jave dhe gazeta “AS” ka zbuluar se ai do t’ia besojë Silvës 11-metërshat. Botërori mund të vendoset nga detajet dhe sigurisht që te Spanja po kujdesen për të gjitha. Sergio Ramos ka qenë ai që ka goditur shpeshherë penalltitë, por në Rusi askush nuk do të bëjë sipas dëshirës.
Nëse David Silva është gati dhe merr përsipër përgjegjësinë e 11-metërshit, atëherë topi duhet të jetë në duart dhe në këmbët e tij. Madje, ai do të jetë i pari edhe në rastin nëse Spanja i çon ndeshjet me penallti.