Spanjë, 10 ditë zie kombëtare

27 maj 2020 | 09:12

Spanja do të mbajë 10 ditë zie kombëtare duke nisur nga dita e mërkurë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e qeverisë Maria Jesus Montero.

Në një deklaratë për mediat ajo tha se flamujt në të gjitha ndërtesat zyrtare dhe në anijet e ushtrisë do të qëndrojnë në gjysmë shtizë, në nder të gjithë jetëve të humbura nga koronavirusi.

Në fund të 10 ditëve do të mbahet një ceremoni përkujtimore.

“Ata nuk janë më me ne fizikisht, por do të qëndrojnë përgjithmonë në kujtesën tonë dhe ne do të nderojmë kujtimin e tyre ashtu siç e meritojnë”, tha Montero.

26,834 persona kanë humbur jetën deri më tani në Spanjë nga virusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimi i Gjykatës…