Spanjë, betohet qeveria me 11 ministre dhe pesë ministra
07 qershor 2018
| 22:12
Qeveria spanjolle bëri sot betimin duke përmbushur një nga tranzicionet me të shpejta të pushtetit gjatë 40 viteve të fundit.
Ekzekutivi i ri socialist i kryeministrit Pedro Sanchez është i përbërë nga 11 ministre, të cilat do të shërbejnë në sektorë të rëndësishëm si ekonomia dhe mbrojtja.
Ndërkohë, pesë postet e tjera të qeverisë do të mbulohen nga ministra.
Qeveria e bëri betimin përpara mbretit Felipe VI, përcjell Atsh.
Sanchez tha dje për qeverinë e tij se ajo ishte “feministe, progresiste dhe europeiste”.