Spanjë – Itali, ndeshja kryesore e ditës në ‘Euro 2024’

20 qershor 2024 | 07:10

Kampionati Evropian vazhdon me ndeshjet e radhës në fazën e grupeve edhe sot (enjte).

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në mbrëmje mes dy kombëtareve të fuqishme që shihen edhe si favorite për ta fituar evropianin, Spanjës dhe Italisë.

Këto skuadra përfaqësuese, që janë në grup me Shqipërinë, kanë realizuar fitore në ndeshjet e para të Grupit B, ku italianët e mposhtën Shqipërinë me rezultat 2-1, kurse Spanja mposhti Italinë (3-0). Cilado kombëtare që realizon fitore do ta sigurojë kualifikimin tuje.

Anglia që e nisi Evropianin me fitore në ndeshjen e dytë nga ora 18:00 do të përballet me Danimarkën, e cila barazoi në ndeshjen e parë. Sot në orën 15:00 zhvillohet ndeshja tjetër e Grupit C mes Sllovenisë dhe Serbisë.

GRUPI B

21:00 Spanja – Italia

GRUPI C

15:00 Sllovenia – Serbia
18:00 Danimarka – Anglia

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shpalli emergjencë…