Spanjë, jep dorëheqje ministrja e Shëndetësisë për një diplomë të dyshimtë
11 shtator 2018
| 23:25
Ministrja e Shëndetësisë së qeverisë spanjolle të Pedro Sanchez njoftoi sot në darkë dorëheqjen e saj.
Dorëheqja e Carmen Monton vjen pas publikimeve në media për manipulimin e notave për marrjen e një diplome master.
‘’I komunikova kryeministrit dorëheqjen time’’, njoftoi për shtypin ministrja Monton.
Rasti i saj përbën rastin e dytë të një dorëheqjehe të bujshme në qeverinë e re socialiste, e formuar më pak se katër muaj më parë.